Kërkesa e Hamzës, Kurtit: President të jetë kandidati i propozuar prej PDK-së  

E publikuar: 02/03/2026 21:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se i ka kërkuar Kurtit që kandidati i propozuar nga partia e tij, të jetë president i vendit.

Ai tha se këtë kërkesë e kanë diskutuar në kryesinë e partisë, me pas ia ka transmetuar Kurtit në takimin e dytë.

“Pasi është largu si opsion i mundshëm kushdo nga Familja Jashari, kam shku në takim me qëndrim të qartë te z.Kurti. Presidenti të zgjedhet nga kandidati i propozuar nga PDK të jetë president, këtë ja kemi shtru si kërkesë z.Kurti”, tha Hamza në Pressing.