Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të jenë të kujdesshme për t’i shqyrtuar të gjithë faktorët që zgjedhjet e planifikuara në komunat veriore më 18 dhjetor, të mbahen në rrethana qetësie.
Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se BE dënon sulmet e dhunshme që ndodhën në veri të Kosovës.
Ai u ka bërë thirrje palëve që të përmbahen nga dhuna e aktet provokative su dhe të përkushtohen për kthimin e menjëhershëm të atmosferës së sigurtë.
“Kur shqyrtohet organizimi i zgjedhjeve të pjesshme në veri, autoritet e Kosovës duhet të marrin parasysh të gjithë faktorët e sigurisë, administriv dhe politikë për t’u siguruar që zgjedhjet të jenë përfshirëse dhe në rrethana qetësie”, ka thënë ai për Gazetën Express.
Situata në veri u përkeqësua pasi që, gjatë së martës, grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar incidente me armë zjarri dhe granata.
Edhe ambasada amerikane në Prishtinë, ka vlerësuar se kushtet e brishta të sigurisë nuk e lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve sipas datës së përcaktuar.
Ndërkaq, nga Presidenca e Kosovës, kanë deklaruar se vlerësimi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve u takon institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Presidenca është në kontakt të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe nëse vjen një kërkesë [nga KQZ-ja] për shtyrjen e zgjedhjeve… presidentja Osmani do t’i ftojë subjektet politike për konsultime dhe më pas do ta marrë vendimin”, ka thënë këshilltari i Presidentes Osmani, Bekim Kupina.
Beogradi i ka kundërshtuar gjithashtu zgjedhjet e planifikuara për komunat veriore reja. Petar Petkoviq, drejtor i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, ka thënë se “Albin Kurti dëshiron të imponojë zgjedhje”.
Ndërsa, kryeministri Kurti, përmes një postimi në Facebook të martë, ka thënë se janë intensifikuar sulmet nga bandat kriminale serbe, por thotë se atyre po ju vije fundi. Ai ka thënë se sulme të ngjashme, janë shprehje e pasigurisë së rrjeteve kriminale në veri.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë u shpallën në Kosovës, pas dorëheqjeve të përnjëhershme nga kryetarët e komunave veriore që janë pjesë e Listës Serbe. /GazetaExpress