
Kërcënuesi i ministrit të arsimit Arsim Bajrami, studenti senator Rifat Krasniqi para pak çastesh ka qëndruar para hyrjes së Ministrisë së Arsimit.
Siç shihet dhe në foto të realizuar nga “Zëri” ai qëndron me duar ne brez para pjesëtarëve të organeve të rendit.
Ai shihet duke biseduar me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, por jo dhe të arrestohet nga ta si kërcënues i ministrit Bajrami, e që ky i fundit e ka denoncuar në polici dhe në prokurori sot, për kërcënim ndaj tij.
Krasniqi pas bisedimit me policinë, është larguar nga hyrja e ministrisë, njëjtë kanë vepruar edhe policët, por secili në rrugën e vet.