Një sulm i ngjashëm me atë të “11 shtatorit” të vitit 2001 është kërcënimi i radhës që i ka shkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga organizata terroriste ISIS.
Ky kërcënim është bërë përmes një videoje 1 minutëshe e cila është publikuar edhe në internet.
Në video jepen mesazhe kërcënuese se tani është koha për shpagim.
“Nuk do të ketë më siguri për amerikanët kudo nëpër botë. Është koha për shpagim”, janë këto mesazhet që jepen në këtë video.
Po ashtu në këtë video militantët kujtojnë se gjatë sulmeve të 11 shtatorit janë vrarë mbi 3 mijë njerëz.
Në këtë video kujtohen edhe sulmet e janarit në Paris dhe po ashtu japin edhe mesazhin, “Europa është shembulli, do të vijojmë me Amerikën”. /KosovaPress/