Kërcënon Irani: Do të sulmojmë çdo shtet që ia lejon hapësirën ajrore Izraelit për sulm ndaj Iranit

E publikuar: 14/04/2024 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Irani thotë se do të targetojë për sulm çdo vend, që hap hapësirën e tij ajrore për një sulm izraelit kundër Iranit.

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Mohammad Reza Ashtiani lëshoi një paralajmërim të ashpër për çdo vend që lejon Izraelin të përdorë hapësirën ajrore ose territorin e tij për të sulmuar Iranin.

Sipas CNN, ai ka thënë se shtetet që e bëjnë një gjë të tillë do të përballen me një “përgjigje vendimtare” nga Irani.

“Çdo vend që hap hapësirën e tij ajrore ose tokën ndaj Izraelit për të sulmuar Iranin, do të marrë përgjigjen tonë vendimtare.” – raportoi lajmi shtetëror IRNA, duke cituar Ashtianin.