Kërcënon Erdogan: Evropianë – s’do të mund të ecni të sigurtë nëpër rrugë

E publikuar: 22/03/2017 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se evropianët nëpër botë nuk do të mund të ecin të sigurt nëpër rrugë nëse Evropa vazhdon me qëndrimin e tanishëm ndaj Turqisë.

Turqia është në një mosmarrëveshje me Gjermaninë dhe Holandën për shkak se këto të fundit ua ndaluan ministrave turq tubimet e fushatës së referendumit kushtetues të prillit për forcimin e pushtetit të Erdogan.

“Nëse Evropa vazhdon kështu, asnjë evropian në çdo pjesë të botës nuk do të mund të ecë i sigurt nëpër rrugë. Ne si turq i bëjmë thirrje Evropës që t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe demokracinë,” tha sot Erdogan gjatë një conference me gazetarë në Ankara.