Një 34-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi ka kanosur me thikë dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë bashkiake.
Arben Lleshi, banues në Tiranë, i dënuar disa herë më parë, për vepra të ndryshme penale u arrestua nga policia pasi, në rrugën “Komuna e Parisit”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe kanosur me thikë, punonjësit e policisë bashkiake.
Ndaj Lleshit tashmë rëndojnë akuzat e “Kundërshtimit të punonjësit të policisë bashkiake” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. /f.ç/

















