Kërcënoi me vdekje, arrestohet Sakho i West Ham

E publikuar: 25/08/2015 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diafra Sakho, sulmuesi i West Ham është arrestuar me akuzën e frikësimit dhe kërcënimit me vdekje të partneres. Lajmi u publikua në mediat britanike, që theksonin se futbollisti u la i lirë me kusht, vetëm pak orë pas shoqërimit në policinë e Londrës. Për Sakho ky nuk është episodi i parë: muajin e kaluar, lojtari i West Ham u denoncua për agresion. Lojtari nga Senegali do t’i përgjigjet akuzave të hetuesve në muajin tetor.

Një zëdhënës i 25-vjeçarit, të blerë gjatë merkatos së vitit 2014 nga francezët e Metz, deklaroi se Sakho është i pafajshëm dhe hodhi poshtë çdo akuzë. Në sezonin e tij të parë në Premier League, sulmuesi realizoi 10 gola në 26 ndeshje të luajtura. Gjatë këtij edicioni, Sakho ka luajtur në të tre ndeshjet e para të “Hammers” në kampionat, ndërsa nuk dihet sa do të ndikojë kjo situatë në paraqitjet e mëvonshme të tij në ekipin e drejtuar nga Slaven Biliç.