Një qytetarë në një qendër votimi në fshatin Gradicë ka tentuar ta fotografojë votën dhe është penguar nga njëri nga komisionerët e Komisionit Komunal Zgjedhor.
Ndërsa ky i fundit më pas u konfrontua me njërin nga vëzhguesit e PDK-së, i cili i kërkoi komisionerit të linte votuesin ta fotografojë votën e tij, njofton Klan Kosova.
Gjatë zënkës verbale pati edhe kërcënime dhe kjo rezultoi me shoqërimin në polici të vëzhguesit në fjalë.
Para se të përcillej për në stacion, Klan Kosova ka folur me të por ai ka thënë seë atë kohë ishte nè pushimin e drekës.


















