Eksperti për çështje të sigurisë dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Ramadani ka denoncuar publikisht personin e quajtur Kushtrim Perteshi, për shkak të një kërcënimi që ky i fundit ka dërguar në adresë të tij.
Ramadani ka thënë se po shpreson që këtë denoncim publik ta marrë parasysh edhe Policia e Kosovës.
Ramadani postimit të tij ia ka bashkëngjitur edhe fotografitë me mesazhe kërcënuese.
“Denoncim Publik
Ky tipi ia paska pa hajrin me shume Serbise se Kosoves. Keshtu po thote vet!
E nuk po i dijka hiq se nuk jam ne parlament!
Sidoqofte, besoj se ky denoncim shihet prej Policise se Kosoves”, ka shkruar ramadani përbri këtyre fotografive.