Dushkajën që është simbol i Krishtlindjeve Ortodokse, Presidenti i Serbisë të premten e vendosi në Zyrat e tij.
Një ceremoni të tillë Tomislav Nikoliq, e kishte planifikuar tash e disa ditë ta bënte në Shtërpcë të Kosovës, por se shteti të cilin ai e quan Krahinë serbe, ia ndaloi ardhjen.
E kjo e bënë Nikoliqin, që të tregohet i padurueshëm.
“Pasioni i tyre ndaj të ashtuquajturës Pavarësi i bënë ata të paraqiten se nuk kanë mend të vlerësojnë se çka është e çka jo e mundur. E pikërisht kjo pavarësia nuk është mundur, andaj ajo po i shtynë ata që të përlahen me ne”, pohoi Nikoliq.
Kryetari i Serbisë, i njohur për retorikën e tij nacionaliste më pas edhe kërcënoi në adresë të Kosovës.
“Ata e kuptojnë mirësinë tonë si dobësi. Ju them se Serbia nuk është e dobët dhe këtë e di shumë kush dhe pikërisht këtë mbase më së miri se kushdo tjetër e di administrata në Prishtinë”.
Kronikë nga Besnik Tahiri.


















