Kërcënim me bombë në Kuvendin e Kosovës

E publikuar: 05/07/2025 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kërcënim me bombë është raportuar sot Kuvendin e Kosovës, duke detyruar daljen e deputetëve dhe nga ndërtesa, raporton Ekonomia Online.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, i cili deklaroi se është kërkuar nga autoritetet që të largohen menjëherë nga objekti.

“Një kërcënim me bombë. Nuk e dimë se çka po ndodh, na kërkuan me dalë,” tha shkurt Tahiri para mediave.