Policia federale e Gjermanisë e ka evakuar dhe rrethuar një stacion të trenit në qytetin Rastatt, në jugperëndim të Gjermanisë, pasi ka pranuar një kërcënim për bombë në mëngjesin e sotëm.
Kërcënimi është marrë rreth orës 9.15, ndërsa operacionet policore janë duke vazhduar, njofton një zëdhënës i policisë, transmeton Express.
“Asgjë e dyshimtë nuk është gjetur deri tani,” ka thënë ai.