Qëndrimin mbi një tren në lëvizje, një i ri nga Fremante i Australisë, e ka ngritur në një nivel tjetër, teksa kërceu derisa ishte duke kaluar nëpër një urë.
Pos që ra në lumë, ai rrezikoi të përplasej për bazamentin prej betoni, ku mund të merrte lëndime të rënda, transmeton Telegrafi.
Megjithëse u hodh prej pesë metrave lartësi, rënia ka mundur të kishte rezultate të paparashikueshme.
Më poshtë mund të shihni këtë veprim, që ka bërë atë të vihet në ndjekje nga forcat e rendit dhe të pësoi ndonjë dënim të mundshëm. /Telegrafi/