Kryetari i Partisë Demokratike i është përgjigjur menjëherë ftesës së Ilir Metës për t’u takuar me ambasadorët e SHBA dhe BE-së, por ka keqkuptuar vendin e takimit.
Ftesa e Metës u bë nga salla e seancës plenare, por kreu i Kuvendit, ndoshta edhe nga ngjarjet e vrullshme harroi të sqarojë një detaj të vogël; vendin e takimit.
Pikërisht ky detaj ka ngatërruar palët. Ilir Meta, Donald Lu dhe Romana Vlahutin iu drejtuan Kryesisë së Kuvendit për takimin me Bashën, ndërsa ky i fundit ngjiti shkallët e sallës së seancave plenare për herë të parë pas 2011-ës, kur dha dorëheqjen nga mandati i deputetit për të garuar për Bashkinë e Tiranës.