“Keqinformimi” është fjala e vitit sipas Dictionary.com

E publikuar: 30/11/2018 08:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është ai moment i vitit kur publikime të ndryshme flasin për “…” të vitit. Në rastin fjalorëve online, për ta rëndësi ka “fjala” e vitit.


Dictionary.com tha se fjala e vitit për 2018-ën është “keqinformimi.”

Kur dezinformimi bëhet keqinformim


Keqinformimi është një fjalë që sipas Dictionary.com, është prezent që prej 1,500. Megjithatë vitet e fundit është përdorur nisur nga përhapja e lajmeve të rreme në internet dhe median sociale.

Dictionary.com e përkufizon keqinformimin kështu: “informacion i rremë i cili përhapet edhe sikur të mos ketë për qëllim manipulimin.”

Kjo e dallon nga dezinformimi i cili bëhet me qëllim që të manipulohen njerëzit.

Ndërsa dezinformimi është burimi i problemeve të mëdha sot në shoqëri, keqinformimi e bën situatën edhe problematike. Kjo sepse njerëzit në median social shpërndajnë gjëra pa pasur dijeni për vërtetësinë e tij.

Ky është një përhapje e verbër e keqinformimi ku në disa raste edhe me pasoje jetësore. Konkretisht zgjedhjen janë influencuar nga njerëz të cilët besojnë atë që lexojnë online.

Shëndeti i njeriut gjithashtu ndërsa njerëz të ndryshëm janë vënë në qendër të sulmeve për shkak të spekulimeve të përhapura në internet.

Për këtë arsye Dictionary.com ka zgjedhur “keqinformimin” si fjalën e vitit. /PCWorld Albanian