Shkodran Mustafi do t’i humb ndeshjet festive në Premier Ligë.
Mbrojtësi shqiptar pësoi një lëndim në fitoren e Arsenalit ndaj Stoke Cityt në këtë fundjavë. Lojtari nga Gostivari u detyra për të lënë fushën e lojës në pjesën e parë të takimit duke u zëvendësuar nga Bellerin.
Lojtari që mbron ngjyrat e kombëtares gjermane, pritet të mungoj afro tri javë, mungesë kjo që nuk do t’i konvenoj aspak trajneri francez Arsene Wenger.
Mustafi pritet të jetë jashtë fushave në tri përballjet e “frikshme” për Arsenalin: Ndaj Evertonit, Manchester Cityt dhe West Bromit./IndeksOnline/



















