Këpucët që nuk u mbathën kurrë nga Policia

E publikuar: 16/09/2015 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policët e Kosovës ende nuk kanë mundur ti mbathin këpucët e reja verore, ani pse procedurat e tenderi për to kanë filluar që nga muaji maj.

Dallaveret dhe dyshimet për manipulime në tenderë e kanë shtyrje blerjen e këtyre këpucëve.

Fillimisht për blerje e tyre, është shpallur fituese kompania vendore e prodhimit të këpucëve “Solid” nga Suhareka.

Kjo kompani kishte dorëzuar një ofertë, si dhe një kompani tjetër kishte ofertuar me produktet e kompanisë “Solid” dhe me autorizim të saj.

Bazuar në vendimin e OSHP-së del që kompania e autorizuar nga “Solidi” kishte ofertuar me çmimin më të lirë në këtë tender, por më pas ajo ishte tërhequr nga oferta.

Tërheqja e kompanisë me çmimin më të lirë së cilës nuk i është përmendur emri në vendimin e OSHP-së.

Mirëpo tenderi me çmimi prej gjysmë milion eurosh ishte anuluar në muajin gusht nga autoriteti kontraktues  Policia e Kosovës, për shkak të dyshimeve se ka pasur dallavere.

E pakënaqur më këtë veprim të Policisë, kompania “Solid” është ankuar në gjykatën e tenderëve.

Vendimi i fundit rreth tij ka ardhur  nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, me datën 14 shtator, përmes së cilit i jepet të drejtë ankesës së kompanisë Solid nga Suhareka.

Në këtë vendim thuhet se Policia e Kosovës kishte bërë shkelje të rregullave kur kishte njoftuar anulimin e këtij tenderi edhe pse 80 ditë më herët kishte njoftuar kompaninë Solid se kishte fituar garën.

Sipas OSHP-së, arsyetimi i Policisë së Kosovës se deri tek anulimi i kontratës kanë ardhur pas një vendimi të OSHP-së nuk qëndron.

“Arsyetimi i lartpërmendur i njoftimit për anulim të kontratës është në kundërshtim me nenin 62 të Ligjit të LPP-së, duke u bazuar edhe në ata se Organi Shqyrtues i Prokurorimit ende nuk ka nxjerrë ndonjë vendim meritor për të njëjtin aktivitet të prokurorimit i cili urdhëron anulimin e kontratës në fjalë,” arsyeton vendimin e saj OSHP-ja.

Nga ana tjetër edhe ministri Skender Hyseni ka refuzuar që të nënshkruaj këtë tender. Hyseni ka refuzuar të nënshkruajë kontratë me prodhuesin vendës të këpucëve, kompaninë “Solid”, në vlerë prej 516 mijë eurosh, pas dyshimeve se ky operator ekonomik ka bërë shkelje ligjore.

Derisa të përfundon ky proces tenderimi pjesëtaret e Policisë do të vazhdojnë t`i mbathin këpucët e vjetra. /Gazeta Fjala/.

1111

2222