Chelsea nuk do ta dënojë Kepa Arrizabalagan për mospërfilljen e menaxherit Maurizio Sarri gjatë humbjes në Kupën EFL të dielën ndaj Manchester Cityt.
Kepa nuk pranoi të zëvendësonte para penalltive në stadiumin Wembley, ku Chelsea humbi 4-3.
Sipas The Sun shkruan se portieri nuk do të dënohet, pasi Blutë e kanë konsideruar incidentin një keqkuptim.
Sarri nga nervozizmi kishe ikur drejt zhveshtoreve për tu kthyer pas.
Paraprakisht Kepa kishte pasur një lëndim, gjë që kishte alarmuar Sarrin duke e ftuar Willy Caballeron.
Për më tepër, gazeta pret që spanjolli të jetë në portë për ndeshjen me Tottenham Hotspur këtë mesjavë.
Ish-portieri i Athletic Bilbaos u bë portieri më i shtrenjtë në botë kur nënshkroi me Chelsean për 80 milionë euro verën e kaluar. /Telegrafi/