Keni rastin ta shihni live Tom dhe Jerry (VIDEO)

E publikuar: 02/11/2015 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Se Tom dhe Jerry është njëri ndër filmat vizatimor më të pëlqyer kjo tashmë dihet.

Përveç fëmijëve, edhe të rriturit ende i shikojnë episodet e tij.

Në një video që është xhiruar në Russi e që është postuar në Liveleak.com, shihet pothuajse live ky film vizatimor, transmeton Klan Kosova.

Teksa një mace kërkon miun për ushqim, gjëja më qesharake është kur gjatë gjithë kohës macja ka miun para syve por që është fshehur në një rrotë të një kamioni.

Derisa miu po lufton për të shpëtuar, macja i endet vërdallë ende pa e parë, por për fat të keq, në një moment dikur vonë, e verën atë.

Përpjekja e miut për të shpëtuar përfundoi keq, macja e zuri.