Keni pasur një ditë të keqe? Këto fotografi do tua rikthejnë besimin tuaj në njerëz! (Foto)

E publikuar: 02/05/2018 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur ke një ditë të rëndë, mund të ndjehesh sikur e gjithë bota është kundër jush, por kjo nuk duhet të jetë ashtu.

Por në mediat sociale, përcjell Telegrafi, janë publikuar disa pamje të cilat tregojnë disa akte të vogla mirësie, të thjesht mund t’ju sigurojnë se ka shumë gjëra të mira në këtë botë.

Bëhet fjalë për momente të cilat njerëzit nga e gjithë bota i kanë ndarë në mediat sociale, momente të bukura dhe emocionuese të kapura nga kamerat.

Galeria online, e përpiluar nga Bored Panda, përmban njerëz që angazhohen në akte vetëmohuese.

Në një foto, një njeri mund të shihet duke i dhënë një të huaji të pastrehë këpucët e tij, ndërsa një tjetër duke ndihmuar një ari të lënduar. /Telegrafi/

Ky mësues vizitoi një nxënës të sëmurë rëndë në spital për ta njoftuar atë me ato që ai kishte humbur në klasë

Një punëtor i një kopshti zoologjik ngushëllon një gorilla jetimë me një përqafim pasi humbi prindërit e saj

Një vajzë e vogël duket shumë rehat pasi vëllai i saj i madh e mban atë për të fjetur

Një burrë i pastrehë mbeti pa fjalë kur një i huaj i dhuroi atij një palë këpucë

Një qen i cili u trajtua nga ky veteriner për djegie të rënda i jep atij një përshëndetje të ngrohtë pas operacionit të tij

Një kamariere ndihmon një njeri të moshuar në restorantin që ajo punon, pasi ai kishte probleme me duart

Fotografia e këtij të riu që shikon në një palestër u shpërnda me të madhe. Kështu pronari i palestrës i ofroi atij stërvitje gratis