Edhe pse për dikë mund të jetë ëndërr jetësore të udhëtoj diku me aeroplan komercial, fëmijët e pasanikëve në Instagram publikojnë fotografi ku shihen duke bërë jetë luksi në aeroplanët dhe helikopterët private, e mos të flasim për rrobat dhe këpucët të markave të njohur që i veshin.
Por kjo jetë e tyre po cilësohet si e tepruar për faktin se në të shfaqin jahte, vetura e mijëra euro nëpër duar, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, më poshtë mund të shihni fotogalerinë e publikuar ku disa imazhe ju lënë pa fjalë siç është ajo me faturën e një restoranti, në të cilin kanë shpenzuar 53 mijë euro.
Derisa një fotografi tjetër, shfaq një të ri që derdh shishen e shampanjës që kushton 800 euro.
Por, sikur kjo të mos mjaftonte, ata madje kanë bërë “vizatime” të ndryshme në para, dëshmi kjo se kanë mjaftueshëm sa për t’i shfrytëzuar si fletë për vizatim. /Telegrafi/