Të gjithë në zyrën tuaj e kanë hequr xhaketën, ndërsa ti vazhdon të dridhesh?
Nuk je e vetmja.
Ka disa shkaqe përse kemi ftohtë gjatë gjithë kohës.
Ekspertja Holly Phillips, tha për Time se është e zakonshme që gratë të raportojnë se kanë ftohtë gjatë gjithë kohës.
Ja disa prej shkaqet dhe si mund të trajtohen.
Nuk po stërviteni sa duhet
Nëse shmangni stërvitjen për shkak se keni ftohtë, po e bëni më keq situatën. Stërvitja e bën zemrën dhe mushkëritë të funksionojnë më mirë. Prandaj, të paktën çohuni dhe bëni dhjetë minuta ecje.
Jeni shumë e dobët
Pesha e trupit mund të ndikojë që një njeri të ketë të ftohtë. Nëse jeni nën peshë, ju mungon sasia e caktuar e dhjamit që na mbron nga i ftohti. Merrni në konsideratë një tjetër dietë, e cila ka ushqime të shëndetshme, por që mund të rregullojnë edhe metabolizimin tuaj.
Nuk flini aq mirë sa mendoni
Gjumi i keq është një nga arsyet se përse keni ftohtë. Kjo për shkak se trupi është i lodhur. Gjumi i keq vjen për shkak të stresit, por edhe për shkak të lodhjes së trurit përpara se të flini. Shmangni celularët apo kompjuterat përpara se të flini, të paktën një orë përpara, bëni një banjo të nxehtë përpara gjumit dhe pini një pije me qumësht.
Keni mungesë të hekurit
Nëse ndjeni ftohtë gjatë gjithë kohës, kjo vjen edhe për shkak se mund të keni mungesë të hekurit në trup. Të dhënat tregojnë se një e treta e femrave me hekur të ulët kanë edhe perioda më të rënda. Bëni një test gjaku dhe merrni tabletat për të rregulluar nivelin e hekurit në gjak. Në këtë rast shërbejnë edhe dietat me ushqime të pasura me hekur.
Nuk keni mjaftueshëm vitaminë B
Ekspertët nutricionistë thonë se një shkak mund të jetë mungesa e vitaminës B. Kjo e fundit e kthen ushqimin që konsumoni në energji. Merrni këto vitamina me kokrra, ose në ushqime si orizi kafe, elbi, tërshëra, vaji i peshkut dhe gjeldeti.
Jeni të dehidratuara
Nëse humbisni vetëm 2 përqind të ujit të trupit, atëherë niveli i energjisë bie ndjeshëm. Ne harrojmë të pimë ujë me kalimin e viteve. Prandaj përpiquni të pini ujë çdo dy orë. Nëse nuk e pini dot, shtojini mente, limon apo një fetë kastravec sipër.
Keni probleme me tiroiden
Nëse keni tiroide që nuk janë shumë aktive, kjo do të thotë se nuk prodhohet hormoni tiroksinë. Mungesa e tij shkakton lodhje dhe të ftohtë në trup, sidomos tek femrat në moshë të mesme. Kontrollohni tek mjeku dhe bëni një test gjaku. Nëse keni probleme, një tabletë e vetme në ditë mund ta korrigjojë atë.
Po shmangni proteinat
Të hash fruta dhe sallatë, kjo është gjë e mirë. Por nëse shmangni proteinat, ju humbisni edhe një burim vital energjie. Prandaj konsumoni edhe proteina, për të mbajtur nivelet e erngjisë stabël. Burime të mira proteine janë mishi, peshku, djathi, fasulet, kosi, arrat, etj.