Këngëtarja e njohur boshnjake, Selma Bajrami, ka rrëfyer për jetën e saj në lidhjen martesore me Mujo Music. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka thënë se burri i saj vazhdimisht e ka rrahur atë.
“Më ka rrahur vazhdimisht. Nuk kam guxuar ta denoncoj, sepse më ka kërcënuar. Kur i kam kërkuar divorcin, ai nuk e ka pranuar. Për këtë më bënte shantazh, sepse më kërkoi 100 mijë euro”.
“Kur isha në spital, asnjëherë nuk ma ka sjellë djalin tonë, Darisan. Më ka torturuar në të gjithë mënyrat dhe tani më është koha për të thënë mjaft”.
“Mezi po e pres seancën e divorcit, që do të jetë me 11 shkurt. I kam kërkuar gjykatës që djali të më takojë mua, sepse e meritoj” ka thënë Selma Bajrami në prononcimin e saj për këtë çështje.


















