Këngëtarja rumune këndon “Mora fjalë”, flet shqip e emocionon me fjalë për luftën në Kosovë 

E publikuar: 26/11/2023 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja rumune Andreea Vilcan, ka publikuar një video duke kënduar shqip.
Këngën që ajo ka zgjedhur është “Mora fjalë”, e dedikuar për komandantin legjendar Adem Jashari.

Në fillim të videos, këngëtarja flet shqip për Adem Jasharin dhe luftën në Kosovë, ku thotë se zemra i qan për Kosovën.

“Çka ndodhi në Kosovë uroj të mos ndodhë askund në botë. Kjo këngë flet për historinë e legjendarit Adem Jashari që sakrifikoi tërë familjen për liri. Sot ndërsa po këndoj këtë këngë, zemra ime qan për ngjarjet dhe vuajtjet që Kosova ka kaluar. Ju dua Kosova.” – ka thënë këngëtarja rumune.

Ndonëse politikat e Rumanisë nuk e kanë pranuar shtetin e Kosovës, kjo këngëtare ka vendosur të përkrahë Kosovën.