Këngëtarja mban unazën e fejesës edhe me të dashurin e ri

E publikuar: 19/12/2016 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja e njohur, Mariah Carey dhe i dashuri i saj i ri, valltari Bryan Tanaka janë parë së bashku pas një koncerti që kishte këngëtarja.

Çifti dhe shumë miq janë parë duke festuar së bashku, pas koncertit, shkruan Daily Mail

“Tanaka ishte pranë Mariah Carey, ai nuk mund t’i largonte sytë nga ajo, të dy janë larguar së bashku rreth orës 3 pas mesnate”, ka thënë një burim.

Por, ajo çfarë ra në sy dhe bëri shumë përshtypje është fakti se këngëtarja ishte duke mbajtur akoma unazën e saj të fejesës 10 milionë dollarëshe që ia kishte dhuruar ish i fejuari, miliarderi, James Packer.