Këngëtari i njohur kosovar që prezantohej si beqar, është i martuar dhe ka dy fëmijë (FOTO)

E publikuar: 28/08/2017 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjithmonë ka dashur që në media të përflitet vetëm për muzikë.

Është ky këngëtari Valton Krasniqi, i cili nuk njihet për ndonjë skandal apo diçka të tillë, pasi që gjithmonë ka qëndruar i heshtur.

Në media është prezantuar si një beqar, që nuk ka kohë tjetër përveç muzikës.

Por siç duket, nuk del të jetë kështu.

Gazeta Express ka zbuluar se ai është i martuar qe 10 vjet dhe nga kjo martesë ka dy fëmijë.

I kontaktuar nga Gazeta Express, këngëtari e pranon këtë.

“Po, jam i martuar dhe kam dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Nuk kam dashtë me bo publike, sepse nuk dua që familjen time me përzi me muzikë”, tha Krasniqi për Express.

E ndërkohë muaj më parë Krasniqi, në një intervistë për emisionin më të shikuar në vend, Express Rozë, pyetur rreth jetës private, ai kishte deklaruar se nuk ishte në lidhje e as nuk kishte fëmijë.

Por në anën tjetër ky emision pati zbuluar që ai ka vetëm një fëmijë, dhe që martesa mes tij dhe gruas pati përfunduar.

Ai tani thotë se me gruan është ribashkuar për shkak të fëmijëve.

“..ka qenë një lidhje e komplikuar. Por pak kohë para lindjes së vajzës është stabilizuar. Ne tash jemi të shumë të lumtur me dy fëmijët”, rrëfen Krasnqii.

Valtoni, është përfolur për një lidhje të mundshme mes tij dhe të dashurës së Bleros Afronës, gjë që në media nuk e ka pranuar asnjëherë.

Rikujtojmë se Valtoni mbetët njëri ndër këngëtaret i cili kërkohet më së shumti për dasma dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.

Neve nuk na mbetët gjë tjetër veçse t’i urojmë lumturi të pafundshme me fëmijët e tij.

Për më shumë shikoni fotografitë. /GazetaExpress/.