Këngëtaret shqiptare në tapetin e kuq, çfarë veshën në Pre-Grammy 2018

E publikuar: 29/01/2018 01:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo që është komentuar gjerësisht edhe nga mediat ndërkombëtare janë fustanet, që këtë vit, kanë shkëlqyer në të gjitha kuptimet. Që nga më elegantët, xixat, dantellat e deri te më ekstravagantët, ky vit do të mbahet mend gjatë për veshjet e artistëve.

Hollywoodlife shkruan se këtë vit, veshjet e tapetit të kuq do të komentohen si veshjet më seksi të viteve të fundit. Disa prej tyre do të hyjnë në histori si veshjet më të nxehta të tapetit të kuq në të gjitha kohët.

Po këngëtaret shqiptare çfarë zgjodhën në tapetin e kuq para çmimeve Grammy? Bleona, Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë bërë zgjedhje të zgjuara këtë herë.

Bleona, me një fustan të kuq, pa diskutim do të jetë në listën e të veshurave më bukur në tapet këtë vit.

Me besimin e ‘Sana Sabini Couture’, Bleona ka marrë komplimente në tapetin e kuq dhe këtë e ka ndarë edhe me fansat në rrjetet sociale.

Rita Ora dhe Dua Lipa, i kanë besuar së bardhës – një prej ngjyrave dominuese të tapetit të kuq dy vitet e fundit.

Por ndërsa Rita ka zgjedhur dantellën, Dua ka mbetur te kanotiera-këmishë, pallto e bardhë dhe çizmet e gjata pastel. Krijimi i stilistit londinez Lorenzo Posocco ka marrë gjithashtu vlerësime maksimale.

Bebe Rexha tërhoqi vëmendjen me një fustan i zi që shkëlqente nga gurët.

Krijim i Naeem Khan, Bebe Rexha është përfshirë në listën e më të preferuarave të natës së djeshme.