Këngëtar i njohur iu bashkua AAK’së (Foto)

E publikuar: 09/05/2017 18:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Naim Bunjaku, i njohur në skenën muzikore si Xuxi, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Aderimin e Xuxit në AAK e ka njoftuar në facebook Daut Haradinaj.

“Sot ju bashkua AAK- së njëri ndër zërat më të degjuar në Kosovë Naim Bunjaku Xuxi! Ka ardh koha për ndryshim!”, ka shkruar deputeti në facebook.

Xuxi është këngëtar i njohur i rokut. Ai së fundi ka qenë i angazhuar si trajner në talent showin ‘The Voice of Albania’, që vazhdon të transmetohet të premteve në TCH. /GazetaExpress/.