Këngëtari ka publikuar projektin e parë për vitin 2021.
Ai i ka kushtuar humbjes së nënës një projekt muzikor, shkruan lajmi.net.
“Himni i nënës”, mban titullin kënga e rokerit të njohur kosovar.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, ai shkroi disa fjalë teksa tregoi se ka lansuar këngën e re.
“Të dashur miq dhe adhurues të muzikës sime. Më poshtë e keni tekstin dhe linkun e këngës time të parë të posa publikuar në vazhdën e këngës në 30 vjetorin e vdekjes së nënës time. Kjo këngë shkon për të gjithë ju që në këto momente ndjeni mungesën e nënës”, ka shkruar këngëtari.