Kendrick Lamar kryeson në Video Music Awards!

E publikuar: 30/08/2017 09:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reperi i njohur, Kendrick Lamar ka dominuar në MTV Video Music Awards duke kapur top çmimet për “Videon e Vitit”.

Lamar kishte fituar në “Best Cinematography”, “Best Director”, “Best Art Direction” dhe “Best Visual Effects”.

Reperi gjithashtu mori çmimin në Best Hip Hop, pra ai triumfoi mbi hitin “Magic” të Bruno Mars e shumë hite të tjera.

Kendrick pasi morri çmimet tha: “Faleminderit Zotit që më dha këtë talent të mahnitshëm”.

Fjalë të mira për reperin tha edhe regjisori i tij Dave Free: “Ky djalë gjithmonë ka qenë një gjeni i vertetë, kam kënaqësinë të bashkëpunojë me të”.

Hitet e Lamar janë: “Loyalty” me këngëtaren e famshme Rihanna, “Element”, “DNA” e shumë hite të tjera./Arbresh.info