Kënd e falënderoi Hoxhaj për njohjen nga Barbadosi?

E publikuar: 15/02/2018 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar për njohjen nga Barbadosi, duke e konsideruar si lajm mëse të duhur për Kosovën në vigjilje të festimeve për 10 vjetorin e pavarësisë.

Hoxhaj ka përgëzuar ministrin Pacolli për këtë njohje ndërsa ka falënderuar kryediplomaten e Barbadosit Maxine McClean. “Një lajm mëse i duhur për Kosovën njohja nga Barbadosi.

Në prag të dhjetë vjetorit të pavarësië, shteti jonë po hap dyert e botës çdo ditë e më tepër.

Përgëzime ministrit Pacolli dhe mikeshës time, kryediplomates Maxine McClean për njohjen”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. Njohja nga Barbadosi është njohja e 116 e Kosovës./zeri.info/