Kënaqshmëria e qytetarëve për punën e Kuvendit bie për 4.6 për qind

E publikuar: 10/03/2023 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në raportin e fundit të UNDP-së, “Përmbledhja e Pulsit Publik XXIII”, është vënë re rënia e kënaqshmërisë së qytetarëve për të gjitha institucionet kryesore.

Ndër institucionet që kanë pësuar rënie ishte edhe Kuvendi i Kosovës me 11.1 për qind, teksa performanca e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ka një rënie aprovimi prej 4.6 për qindësh.

“Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Kuvendit ishte 50.8% (55.4% në prill 2022, 55.4% në vjeshtën e 2021 dhe 59.2% në maj 2021), ndërsa kënaqshmëria me punën e Kuvendit të Kosovës ishte 39.1% (50.2% në prill 2022, 50.3% në vjeshtën e 2021 dhe 52.9% në maj 2021)”, thuhet në raport.

Në kuadër të këtij raporti janë anketuar njëmijë e 306 vetë, nga data 21 tetor deri më 3 nëntor 2022 në krejt territorin kosovar, me numër të barabartë të meshkujve dhe femrave, si dhe duke përfshirë të gjitha grupet etnike që jetojnë në Kosovë.