Kënaqësia e të shijuarit çajin e zi

E publikuar: 19/11/2015 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çaji i zi ka një rol të rëndësishëm kundër osteoporozës, sëmundje ku kockat bëhen të dobëta e të brishta.

Studimi tregon se kimikatet e shëndetshme që gjenden në bimën e çajit të zi, të njohura si “flavonoids”, mund të ndihmojnë në uljen e numrit e të prekurve nga sëmundjet e kockave.

Për vite me radhë, shkencëtarët kanë deklaruar se këto lloj kimikatesh antioksiduese ulin rrezikun e prekjes nga sëmundje si kanceri, apo sëmundje të zemrës.

Por zbulimi më i fundit tregon se pirja e çajit është një mënyrë shumë e mirë për të mbrojtur kockat e trupit gjatë procesit të plakjes. /albeu.com