Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muhamet Kelmendi, e ka quajtur skenar të përgatitur nga politika arrestimin e tij të mërkurën nga Policia e Kosovës. Sipas tij, ky arrestim është bërë për ta denigruar personalitetin e tij. “Arrestimi im ka qenë spektakël mediatik për ta denigruar personalitetin e një profesori, një personi që është themelues i UÇK-së e që, aktualisht, kritik ndaj Qeverisë”, ka thënë Kelmendi në një intervistë për epokën e re.
Kelmendi ka bërë me dije se është i pastër dhe nuk është i përfshirë në asnjë vepër penale.
Ai ka thënë se ende nuk e di arsyen e vërtetë të arrestimit të tij dhe për këtë çështje ka kërkuar sqarim publik nga ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, dhe shefi i Inspektoratit, Fitim Shishani. Ai e ka porositur policinë mos të vihet në shërbim të individëve të caktuar të skenës politike.
Kelmendi: Skenarin për arrestimin tim e përgatiti politika
NGA KATEGORIA