Kelmendi: Po punohet per interesa personale e jo te popullit! (Video)

E publikuar: 25/09/2015 22:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gezim Kelmendi, kryetari i partisë Fjala,  i ftuem n’emisionin Rrokum Rroll,  tha se ka shume faktore qe kane ndiku n’ekonomi, udheheqes te ndryshem, ku ma shume kane punue per interesa personale sesa per te miren e popullit te Kosoves.

Ai ka theksue se ka kritika te medha per koleget ne Kuvend dhe ne Qeveri.

“Unë me dy burime t’ardhunave, nuk po mundem me e mbulue borxhin e nji banese, ndërsa politikanët tanë për nji mandat bajnë shtëpi e banesa nga ma të mirat”, shtoi Kelmendi.

Sa i perket Asociacionit te Komunave serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi, Kelmendi tha se as partia e tij nuk pajtohet me keto marreveshje.

Ndërsa sa i perket sjelljeve t’opozites, Kelmendi tha se keto veprime edhe nga pozita edhe nga opozita bahen vetem per vota e jo per parime.

“Na jemi mase t’organizuem per zgjedhje”, tha nder te tjera Kelmendi.