Pasi ka marrë shpërblimin nga ministri Kujtim Shala, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi ka thënë se duke u kthyer nga Rio, nuk ka menduar për financat sepse nuk ka para që mund t’i heqë gëzimin që kishte.
Ajo ka shprehur besimin se në Tokio do të bëhet kampione e botës, sepse vitin e kaluar nuk ka mundur ta mbrojë titullin e kampiones pas një lëndimi.
Nga ana tjetër, trajneri i saj, Driton Kuka, ka thënë se që kur kanë filluar rrugëtimin e tyre, qëllimi i jetës kishte qënë t’i mësonte nxënësve atë që dinte.


















