Kelmendi për taksën e autostradës: Edi Rama ia cakton vlerën shqiptarit

E publikuar: 12/09/2018 16:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kosovë vazhdojnë reagimet për taksën e vendosur nga Qeveria e Shqipërisë për Rrugën e Kombit.
Taksa që do të aplikohet prej 17 shtatorit, të hënën e ardhshme, do për kosovarët do të jetë 5 euro në një drejtim, kurse për banorët e Kukësit, vetëm 1 euro.

I fundit që ka reaguar për këtë taksë është gazetari dhe publicisti, Adriatik Kelmendi.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Edi Rama ia cakton vlerën shqiptarit.

Nëse je shqiptar nga Kosova duhet të paguash pesëfish më shtrenjtë se një shqiptar nga Shqipëria!!!

Taksa Rrugës së Kombit 5 euro në një drejtim për ata që vijnë nga Kosova, vetëm 1 euro për ata nga Kukësi.

Çfarë diskriminimi i turpshëm dhe i pashembullt.

Plus që të ardhurat për kokë banori në Kosovë janë më të vogla se ato në Shqipëri.