Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka folur për rritjen e çmimeve të produkteve, sidomos tani në festat e fundvitit.
Kelmendi në emisonin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se konsumatori është ai që sanksionon bizneset, pra e mban në mend kush i ka rritur çmimet në kohë të krizës.
Ai shtoi se shitja në vlerë është rritur, ndërsa është zvogluar në sasi.
“Konsumatori është ai që sanksionon dhe e mban mend kush është ai që i ka rritur cmimet në kohë të krizës. Si duket shitja në vlerë është rritë, por është zvoglu në sasi”, tha Kelmendi.