Kelmendi: Kë to 10 vjet kanë dë shmue se në Kosovë media e lirë asht e mundun (video)

E publikuar: 30/12/2017 23:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Publicisti, njiherit themeluesi i TV Rrokum, Migjen Kelmendi, ishte mysafiri i ftuem ne emisionin e fundit per 2017, ‘Rrokum Night me Makollin’.

Kelmendi foli per shumeçka, per Kosoven si krahine autonome ne Jugosllavi, per rockun e viteve ’80, per Gjurmet, per mediat dhe Televizionin Rrokum.

Migjen Kelmendi – Rrokum Night 2017-2

Gjate emisionit, moderatori Alban Makolli ka prezentue edhe foto dhe video nga aktivitetet e grupit te ‘Gjurmeve’, nga festimi i 10 vjetorit te Televizionit Rrokum, dhe Migjeni i ka komentue ato kohe tue i krahasue me kohet e sotme.

E vend te randesishem ne emision ka nxane edhe koncerti i Gjurmeve i mbajtun se fundi ne Tirane.

Kelmendi perveç tjerave ka fole edhe per 10-vjetorin e Televizionit Rrokum, qe simbas tij, keto 10 vjet kane deshmue se ne Kosove media e lire asht e mundun.

Ju ftojme me ndjeke emisionin e plote.