Kelmendi: Ja e vërteta e arrestimit tim (Video)

E publikuar: 10/06/2015 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Muhamet Kelmendi, ka treguar për Gazetën Express se sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në cilësinë e dëshmitarit për shkak se ka qenë bashkë me një student, i cili është pjesë e një organizate ilegale.

Ai ka thënë se ishte nisur me vonesë për Mitrovicë në pjesëmarrjen në organizmin që ishte bërë për të nderuar Heroin Isa Boletinin.

)

 

[youtube http://www.youtube.com/watch?v=Wan6V0nvkoo]

“Më thanë se i intervistuar në cilësinë e dëshmitarit për shkak të një studenti që ishte aty. Ai studenti gjoja qenka pjesë e një organizate ilegale”, ka thënë Kelmendi, për Gazetën Express.

Por, kur kishte përfunduar ceremonia dhe ishin nisur për në Boletin, me Kelmendin kishin shkuar edhe tre persona të tjerë.

Pak kohë pasi ishin nisur nga Mitrovica, Njësia Speciale kishte arrestuar Muhamet Kelmendin dhe të tjerët që ishin në veturë.

:Kam qenë me një student timin për të shkuar deri në Boletin për të shkuar në rivarrimin e eshtrave të Heroit Isa Boletini. Kam qenë vet i dyti deri në Mitrovicë. Kam shkuar me vonesë dhe më përfundimin e ceremonisë na janë bashkuar dhe tre persona të tjerë dhe s’kanë shkuar as tre minuta dhe Njësia Speciale na ka rrethuar. Aty kanë qëlluar media dhe qytetarë. Unë kam qenë i përcjell nga MPB me qëllim shkaktimin e ndonjë spektakli”, ka shtuar ai.

“Ka qenë veprim jashtëzakonisht i rrezikshëm. Njësia Speciale ishte shumë e ashpër. Tytat e armëve ishin të drejtuara ndaj personalitetit tim”.

Kelmendi i ka bërë thirrje Skender Hysenit dhe Ministrisë së Brendshme të sqarojnë në tërësi aksionin e sotëm të Policisë.

“I takon MPB’së të jap arsyetimin, shkaqet dhe të sqarohet se pse bëhen spektakle të tilla ndaj njerëzve të lirë”.

Por, a ka gjetur policia armë apo dika tjetër?

Muhamet Kelmendi tregon versionin e tij.

S’kanë gjetur as armë e as asgjë. Asnjë lloj arme s’është gjetur. Qytetarët e kanë pasur armën flamurin kombëtar të Isa Boletinit”, ka thënë ai.