Kelmendi: Isa, Hashim, Edita, mirë jeni kështu, po?!

E publikuar: 19/11/2015 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari, Adriatik Kelmendi ka ngritur një reagim rreth një vëndimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ka dënuar një policë me më shumë se 1 vjet burg, dhe disa kolegë të tij dënim me kusht.

Kelmendi vlerëson se gjerat kaq keq shkojnë veç kur humbet rruga!

Po ashtu ai, në reagim i referohet edhe Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës, zëvendësit të ti Hashim Thaçit dhe Edita Tahirit, transmeton gazetablic.com

Shkrimi i plotë i Adriatik Kelmendit në Facebook:

Kështu ndodh kur e humbim rrugën keqas:

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi policin e Kosovës Gani Konjuhi me 1 vjet e 6 muaj burgim dhe dënoi me kusht edhe 4 kolegë të tij për “keqtrajtimin, sulmin dhe kërcënimin” e rojave të ministrit serb, Aleksandar Vulin.

Vulin tash e disa vjet ka hyrë shumë shpesh ilegalisht në Kosovë, ka keqtrajtuar, sulmuar, kërcënuar gjithë shtetin dhe ligjet e tij dhe asnjëherë nuk ka pasur asnjë pasojë!

Leje këtë, por 1.090 fëmijë shqiptarë llogariten si të vrarë dhe të zhdukur nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. 185 prej tyre më të vegjël se 7 vjeç.

Askush deri më tash nuk është dënuar as një ditë të vetme për vrasjet e tyre! Pa hyrë fare te krimet e tjera monstruoze…

Isa, Hashim, Edita, mirë jeni kështu, po?!