Lajmet

Kelmendi: E dua postin e Zv.Kryeministrit, s’po bëj garë me Kuçin

26.04.2016 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Që kur posti i zëvendëskryeministrit të Kosovës ka mbetur i zbrazët, janë përmendur disa emra potencial për këtë pozitë. Përveç ministrit aktual të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i interesuar për këtë pozitë është edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi.
Ai në një prononcim për Indeksonline ka treguar për garën për pozitën e zv/kryeministrit që deri para disa javësh e mbante presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kelmendi ka theksuar se gara e tij nuk është për poste politike dhe se nuk ka nisur të zhvillojë betejë me askënd, duke aluduar në Kuçin.

“Hajredin Kuçi është profesionist dhe njeri me përvojë në fushën e politikës, kurse unë kam çështje tjera, jam profesionist në ekonomi dhe kam përvojë me ekonomi. Gara siç po quhet, unë mendoj se është ndryshe, është realizim i një premtimi me qëllim të ngritjes së performancës ekonomike të Kosovës, dhe këto dy koncepte nuk bien ndesh, por e fuqizojnë edhe më shumë konceptin qeverisës politik, ekonomik e juridik. Nuk kam nis të zhvilloj betejë apo garë me asnjë person, për arsye se dallojmë mes vete, ai është profesionist për politikë e jurispodencë, unë jam për ekonomi, pra kemi dallime në këtë drejtim, dhe unë nuk po garoj për poste politike”, ka thënë Kelmendi.

Duke folur për takimet e shpeshta të zhvilluara kohëve të fundit me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, deputeti Kelmendi ka thënë se këto takime janë zhvilluar në aspektin e kontaktit me grupin parlamentar dhe se nuk bëhet fjalë për afërsi mes tyre, siç kanë raportuar disa media.

“Unë nuk kam ndonjë takim më të ngjeshur, por takimet tona janë më të ngjeshura në aspektin e kontaktit me grupin parlamentar për arsye se tash ai është edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës edhe ushtrues detyre i PDK-së, e këto kontakte ndoshta po vlerësohen si kontakte të ndryshme. Nuk ka kontakte jashtë kësaj por edhe të kishte kam kënaqësi të jem i ftuar nga kryetari i kuvendit dhe partisë sepse kam mundësi më shumë që të shpreh vizionet e mia sepse vizionet pa mbështetjen e kryetarit dhe kolegëve nuk mund të realizohen”, ka theksuar Kelmendi, duke shtuar se baza kryesore e realizimit të vizioneve të tij është mbështetja e kryetarit, në këtë rast Kadri Veselit./express/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?