Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se deklarata e shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, se policia i ka ndihmuar ata të fusin gazin lotsjellës në Kuvend nuk qëndron dhe nuk është aspak e vërtetë.
Sipas tij, kjo deklaratë është tendencioze.
Ai shtoi se është herët të flitet se si është futur gazi në Kuvend. Ai tha se janë duke u bërë të gjitha verifikimet se si ka ardhur deri tek kjo./Gazeta Tribuna/