KEK nënshkruan kontratë me procedurë të negociuar në vlerë prej 20 mijë eurosh

E publikuar: 17/09/2025 07:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
KEK Korporata Energjetike e Kosovës

KEK Korporata Energjetike e Kosovës

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar një kontratë të negociuar për furnizim me dy rele mbrojtëse të gjeneratorit të tipit P343111A2A0060C me kompaninë ELECTRA Sh.P.K., me vlerë totale prej 19,700 euro. Sipas njoftimit zyrtar të KEK-ut, kontrata u nënshkrua më 21 gusht 2025, ndërsa procedura e dhënies së saj ishte e negociuar, duke përjashtuar konkurrencën e hapur dhe të kufizuar, raporton Infosot.

Relet e gjeneratorëve kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e pajisjeve kritike të energjisë elektrike dhe sigurojnë funksionimin e pandërprerë të sistemeve të KEK-ut, duke garantuar stabilitetin e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët.

Procedura e negociuar ka ngjallur debat dhe kritika nga partitë opozitare dhe shoqëria civile, të cilët e konsiderojnë këtë praktikë si mungesë transparence dhe mundësi për favorizim të operatorëve të caktuar. Kritikat vlerësojnë se përdorimi i këtyre procedurave është bërë i zakonshëm në disa institucione qendrore, duke krijuar dyshime për praktika korruptive në prokurimet publike.

Sipas njoftimit, vetëm një operator ekonomik mori pjesë në tender dhe kontrata u dha me çmimin më të ulët, duke eliminuar çdo mundësi konkurrimi. Opozita dhe organizatat joqeveritare theksojnë se praktikat e tilla janë bërë të zakonshme në qeverisjen aktuale, me qindra tenderë të ngjashëm të dhënë gjatë viteve të fundit pa konkurrencë reale, gjë që lë hapësirë për dyshime mbi menaxhimin e fondeve publike dhe llogaridhënien e institucioneve.

Njoftimi per kontrate KEK, Furnizim me mbrojtje rele P343 (Dokument)