Nga sasia e depozituar e cila ishte paraparë t’i kthehet Kosovës gjatë sezonit dimëror, ka arritur të sigurojë energji elektrike për orë të caktuara (në kohë të pikut) kur konsumi vendor në Kosovë po shënon ngritje”.
Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se bashkëpunimi i mirë me Korporatën Energjetike të Shqipërisë në përballimin e krizës energjetike për furnizimin e qytetarëve të të dyja vendeve po vazhdon me shumë sukses.
Për më tepër, KEK ka bërë kërkesë tek KESH që bazuar në kapacitetet që kanë në dispozicion kjo gjendje të vazhdojë edhe në ditët në vijim, apo deri sa akterët përgjegjës t’i përmbushin obligimet e tyre sipas licencës, njofton Klan Kosova.
“Ashtu siç kemi njoftuar opinionin e gjerë publikë dje me dt: 15.08.2022, bashkëpunimi i mirë në mes KEK dhe KESH në përballimin e krizës energjetike për furnizimin e qytetarëve të të dyja vendeve po vazhdon me shumë sukses”.
“Përkundër faktit se përgjegjësia për furnizimin e konsumatorëve universal (FSHU) sipas licencës është ekskluzivisht e furnizuesit publikë, KEK falë edhe bashkëpunimit të ndërsjellë me KESH-in, nga sasia e depozituar (mbi 120.000 MË/h) e cila ishte paraparë t’i kthehet Kosovës gjatë sezonit dimërorë ka arritur të sigurojë energji elektrike për orë të caktuara (në kohë të pikut) kur konsumi vendor në Kosovë po shënon ngritje. Më saktësisht, KEK ditën e djeshme dt: 15.08.2022 nga KESH-i ka siguruar sasinë prej 100 MË/h duke filluar nga ora 14:00 deri në orën 24:00, (në total 1100 MË/h), ndërsa për sot dt: 16.08.2022, KEK po ashtu ka siguruar sasinë prej 100 MË/h nga ora 10:00 deri në orën 22:00. (në total 1200 MË/h)”.
“Për më tepër, KEK ka bërë kërkesë tek KESH-i që bazuar në kapacitetet që kanë në dispozicion kjo gjendje të vazhdojë edhe në ditët në vijim, apo deri sa akterët përgjegjës t’i përmbushin obligimet e tyre sipas licencës”.