KEDS-i ka cilësuar si të pavërtetë lajmin i cili ka qarkulluar në disa medie për rritje të çmimit të energjisë elektrike.
Përmes një reagimi, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë autoriteti për lëvizje të çmimeve të energjisë elektrike është Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe se ajo nuk ka marrë asnjë vendim për rritje të çmimeve.
Ky është reagimi i plotë:
Sot në disa portale ka dalë një lajm i pavërtetë se gjoja çmimet e energjisë elektrike janë rritur në Kosovë. Kjo nuk është e vërtetë. Portalet thirren në raportin e Agjencinë së Statistikave të Kosovës.
Çmimet e energjisë elektrike nuk janë ngritur në Kosovë asnjë cent tash e disa vjet. Ju lutem ta korrigjoni këtë lajm të pavërtetë!
Autoriteti për lëvizje të çmimeve të energjisë elektrike është Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Ajo nuk ka marrë asnjë vendim për rritje të çmimeve. Ju lutem drejtojuni këtij institucioni, pasi është më kredibil për çmimet e energjisë elektrike.