Me qëllim të avancimit të shërbimeve të leximit të njehsorëve elektrikë, KEDS ka vënë në funksion përdorimin e pajisjes më të re teknologjike të këtij lloji, e njohur si UNITECH.
E veçanta e kësaj pajisjeje është se përveç që përkon me standardet më të larta teknologjike të këtij lloji, përmirëson dukshëm edhe cilësinë në shërbim ndaj konsumatorit përmes leximit të saktë dhe të shpejtë të njehsorit, gjithnjë duke i minimizuar në masë të madhe gabimet e mundshme që mund të ndodhin në raste të tilla.
Sipas KEDS, kjo pajisje detekton edhe keqpërdorimet e mundshme.
Pajisja UNITECH është pajisja e dytë në shfrytëzim për leximin e njehsorëve, pas pajisjes së vjetër, “Hand Held Unit”, që është në përdorim që nga viti 2014.