KEDS-i vendos shtyllat standarde të largpërçuesve elektrikë në Shtime

E publikuar: 17/12/2018 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Inspektorati i Komunës së Shtimes përderisa ka nxjerrë një aktvendim të jashtëzakonshëm ndaj KEDS-it, lidhur me largpërçuesit në fshatin Pjetërshticë, që ka paraqitur rrezik për banorët, menjëherë ky distributor në fund të javës ka intervenuar dhe ka vendosur shtylla të reja për ngritjen e largpërçuesve në distancë me tokën.

Aktvendimi i Inspektoratit është nxjerrë më 12 dhjetor derisa në fshatin Pjetreshticë ishte konstatuar me aktvendim se telat e rrymës janë në distancë të ngushtë me tokën, duke paraqitur rrezik për banorët dhe për nxënësit e këtij fshati, ndërkohë pas raportimit të KD-së dhe pas aktvendimit të Inspektoratit, KEDS-i ka vendosur shtylla të reja të betonit./koha.net