Kushdo nga qytetarët e Kosovës që vonohen në pagesat e energjisë elektrike do të gjobiten e një tarifë shtesë prej 17.7 euro.
Për këtë tarifë ka njoftuar KEDS.
Kjo tarifë, sipas kësaj kompanie do të bëhet për secilin qytetarë që nuk paguan pagesat e energjisë elektrike në afatet e parapara.
“Vonesat për pagesën e faturave jashtë afateve të parapara nga 1 gushti i këtij viti do të kenë edhe kosto shtesë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.
Ky është njofitmi i plotë i KEDS:
Informatë me rëndësi!
🔌Duke filluar nga 1 gushti, sipas metodologjisë së ZRRE-së, fillon aplikimi i taksës për shkyçje të konsumatorëve që nuk e paguajnë borxhin brenda afatit ligjor.📅
⚠️Vonesat për pagesën e faturave jashtë afateve të parapara nga 1 gushti i këtij viti do të kenë edhe kosto shtesë. 💶
Në këtë kontekst, konsumatorët do të paguajnë edhe një taksë prej 15 eurosh që, bashkë me TVSH-në, shkon në 17.7 euro, shumë e cila është e paraparë sipas Metodologjisë së Taksave të Kyçjes në Rrjetin e Shpërndarjes, po ashtu e aprovuar nga ZRRE-ja.✅
💡KEDS u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që t’i përmbahen afatit ligjor, brenda së cilit detyrohen të paguajnë faturat e tyre që derivojnë nga shpenzimet e energjisë elektrike që i kanë bërë në periudhën paraprake.📃